Nënkryetari i VV-së i përgjigjet akuzave të PSD-së për “60 mijë eurot” e programit të AKR-së

Nënkryetari i Lëzijes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, mbrëmë në emisionin Debat puls, ka thënë se PDK, AAK, AKR, Nisma dhe PSD janë rreshtu drejt krimit.

Kjo deklaratë e tij ka bërë që të reagojë zëdhënësi i Partisë Socialdemokrate, Shkodran Hoti.

“Besnik Bislimi, nënkryetari i VV’së, bëri një listim të partive që janë rreshtuar në anën e krimit. Në mesin e këtyre partive e përmendi edhe AKR’në, partinë që ia ka fshi 60.000 euro me ia shkru programin”, ka shkruan Hoti në profilin e tij në Facebook.

Ballkani.info ka kontaktuar me Besnik Bislimin për të marrë një përgjigje nga ai për këto akuza. Ai tha se diferenca e shumës që e përmend PSD-ja dhe shumës së vërtetë do të mjaftonte për ndërtimin e shtëpive për tre famije në nevojë.

“E kam shumë problem tq shpenzoj edhe 1 minut te vetëm në shërbim të faktorizimit të dikuj që me vite të tëra pasuksesshëm po përpiqet të faktorizohet. Sidoqoftë do mund të ofroja sqarimet në atë moment kur PSD të deklarojë gatishmeri të dhurojë për bemirësi tërë diferencen mes shumës që po e përmendin dhe asaj reale. Kjo do mund te zgjidhte problemin e banimit të se pakut tri familjeve në nevoje”, ka thënë nënkryetari i VV-së për Ballkani.info.

Kjo nuk është hera e parë që Bislimi akuzohet nga PSD-ja se ka marrë 60 mijë euro nga AKR-ja, ai është akuzuar disa herë edhe nga deputetja e kësaj partie, Shqipe Pantina.

loading…