Nënkryetari i PDK-së: S’jemi për korrigjim kufijsh që dëmton sovranitetin e Kosovës

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka komentuar planin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë.

Ai ka vlerësuar, gjatë një paraqitjeje një emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se subjekti politik që ai përfaqëson nuk vlerëson se plani i Thaçit do të çonte në ndarje të Kosovës.

Kështu do të duhej që edhe qytetarët e Kosovës ta vlerësonin planin e Thaçit, ka thënë nënkryetari i PDK’së.

Ismaili, që aktualisht mban postin e ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, ka thënë se PDK’ja nuk do të ishte pro “një korrigjimi që dëmton sovranitetin e Kosovës”