Njeriu i dytë në LDK, Lutfi Haziri, ka thënë se Isa Mustafa duhet të bëhet Shef i Shtetit. 

“Nëse LDK-së i jipet vendi i Presidentit, i njihet e drejta për të propozuar, nëse më pyetni mu, cili është emri për të propozuar, unë e them Isa Mustafën”, ka thënë Haziri.

“Qeveria është në këmbë të qelqit”, ka thënë ai.

Ndërkohë, lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka nisur t’i përmend zgjedhjet si mundësi reale nëse nuk merret vesh me PDK-në për pozitën e Presidentit.