Nënkryetari i AAK-së

Lekaj e quan opozitën të kotë, i bindur se mandatin e çojnë deri në fund

Nënkryetari i Aleancës ëpr Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i ka komentuar përpjekjet e opozitës kosovare për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Lekaj në një intervistë dhënë Eknomia Online, ka deklaruar se këto përpjekje të opozitës janë të kota, dhe se Qeveria Haradinaj, mandatin do ta dërgojë deri në fund.

“Ne si AAK, jemi të gatshëm çdo herë që t’i përgjigjemi qytetarëve. Nëse opozita i ka numrat atëherë ne jemi të gatshëm. Mirëpo një mesazh e kamë për opozitën, kjo Qeveri do ta kryejë mesazhin e saj edhe për katër vjet”, ka deklaruar Lekaj.

Ai ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Kot e kanë, sepse Qeveria do ta kryejë mandatin e saj. Nuk do të ketë vit zgjedhor. Kjo qeveri nuk do ta kryejë mandatin para atij kushtetues”, zotohet nënkryetar i AAK’së.