Nënkryetari i AAK-së: Kjo është goditje ndaj vlerës së lirisë

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka thënë për KosovaPress, se kjo është goditje ndaj vlerës së lirisë, për çka ka theksuar se votimi i Gjykatës Speciale ka qenë akt i gabuar.

Isufi i bëri këto komente nga selia e AAK-së, ku ka qëndruar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili nuk ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.