Nënkolonel Besim Gashi emërohet Atashe në Repubikën Federale Gjermane

Ambasadori në detyrë i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka njoftuar se nënkolonel Besim Gashi është emëruar Atashe në Republikën Federale Gjermane.

Cufaj i ka uruar mirëseardhje nënkolonel Gashit duke thënë se Kosova është krenare më të kaluarën e saj.

“Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin sot i është shtuar një koleg i ri. Nënkolonel Besim Gashi , Atasheu i Mbrotjes i Republikës së Kosovës do të përfaqësojë vendin tonë si Atashe i Mbrojtjes në Repubublikën Federale të Gjermanisë. Kosova është krenare me të kaluarën e saj dhe vlerat e Ushtrisë Çlirimtare tlë Kosovës nga e cila kanë dalur kuadro që janë shkolluar dhe profesionalizuar në Akademitë më të forta të shteteve aleate. Nënkolonelit Besim Gashi i dëshirova mirëseardhje dhe sukses në Misionin e tij të ri në një shtet kaq të rëndësishëm dhe aleat të pazëvendësueshëm siç është Gjermania” shkruan Cufaj në njoftim.