Nënë për herë të parë në moshën 50-vjeçare, modelja e famshme poston foton e ëmbël

Naomi Campbell ka ndarë sot me ndjekësit një lajm surprizë! Super modelja është bërë nënë për herë të parë në moshën 50-vjeçare.

Lajmin e bukur e ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqet dora e saj teksa mban këmbët e të voglës.

“Një bekim i vogël i bukur më ka zgjedhur të jem nëna e saj, Kështu që jam e nderuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time, nuk ka fjalë për të përshkruar lidhjen e përjetshme që tani ndaj me ju engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe”, shkruan Naomi bashkëngjitur me foton që menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe komente.

Naomi ende nuk ka zbuluar emrin e vajzës së saj, si dhe ka preferuar që të mos e tregojë portretin e të voglës.