Nënë e bijë në mesin e gjashtë udhëtarëve që po marrin trajtim në Kroaci

Janë bërë gati dy javë që nga aksidenti me fatalitet në Sllavonski Brod të Kroacisë.

Nga 69 pasagjerë sa ishin në autobus, 10 nga ta humbën jetën derisa 42 të tjerë iu nënshtruan operimeve e ndihmës mjekësore në spital.

E tash kur kanë kaluar 13 ditë nga dita kritike, 6 bashkatdhetarë janë ende të shtrirë në spitalin “Dr. Josip Benčević.

Këtë e bëri të ditur qeveria e Kosovës, të cilët thanë se do u qëndrojnë pranë.

Sipas atasheut për migrim në ambasadën e Kosovës në Zagreb, Sefedin Kuqi, një nga 3 pacientët që po vijojnë të qëndrojnë në spital është në gjendje më të rëndë.

Ndërkaq 2 pacientet tjera janë nënë e bijë, gjendja e kësaj të fundit pak më e rëndë.

Pos ndihmës së mjekëve, Kuqi shprehet mirënjohës për gatishmërinë e qeverisë kroate për t’u dalë në ndihmë të aksidentuarve.