Nënat e gratë si Ferdonija e Fahrija, asnjëherë nuk do t’i harrojë historia

Sot në mbarë botën shënohet dita ndërkombëtare e gruas.

Në çdo 8 mars, kujtohen përpjekjet e grave për të drejtat të barabarta, e  për trajtim të njëjtë sikurse me burrat, duke vënë në pah se bota përbëhet përgjysmë me gra ashtu si përgjysmë me burra.

Gratë përgjatë gjithë historisë, janë të shquara për vetëmohim, sakrificë, dashuri e përkushtim të pafund për familje e shoqërinë.

Në Kosovën e pasluftës, në mesin e shumë grave që përjetuan tragjedi brenda familjeve të tyre janë dy zonja të rralla, nënë Ferdonije nga Gjakova, për historinë e së cilës pak kush mund të mos ketë dëgjuar.

Asaj i vdiqën 4 djemtë dhe burri.

E vetme jeton në shtëpinë që tashmë është bërë muze. Ajo personifikon më së miri dhimbjen dhe tragjedinë e një populli të tërë, por se prapë rri në këmbë.

Ndërsa historia e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, është historia e një grua e cila ndonëse e vetme, arriti të krijojë nga asgjëja një kompani. Ajo bashkë me shumë gra të tjera kurshiane që mbetën të veja, arriti të mbaj vetën e të mos iu nënshtrohen mëshirës së fatit.

Dy zonja si këto, e shumë të tjera pas tyre, do të mbesin gjithmonë udhërrëfyese për brezat që vijnë.