Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së enjte ka emëruar Nenad Rashiqin, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, z. Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti e uroi z. Rashiq për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.