Nëna vret me thikë 3 nga 7 fëmijët e saj në ShBA

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Georgia, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 3 fëmijë kanë vdekur, ndërkohë që dyshohet se janë vrarë me thikë nga nëna e tyre, gjatë një zjarri që kishte rënë në banesë.

Zjarrfikësit u lajmëruan për zjarrin dhe kur hynë në shtëpi, gjetën 7 fëmijë brenda, dy prej të cilëve të vdekur, ndërsa i treti vdiq në spital.

Viktimat ishin të moshës 9 muajsh, 3 vjeç dhe 5 vjeç. Të tre kishin plagë me thikë.