Suharekë

Nëna sulmon fizikisht të birin, dërgohet në mbajtje

Në Suharekë gjatë ditës së djeshme është raportuar një rast i dhunës familjare, ku nëna e ka sulmuar djalin e saj me ç’rast viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

E dyshuara është dërguar në mbajtje dhe dyshohet se ka probleme psikike.

Raporti i plotë:

Është arrestuar e dyshuara femër K-shqiptare me probleme psikike, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht djalin e saj të mitur viktimën mashkull K-shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit e dyshuar është dërguar në mbajtje. /ballkani