Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Prishtinë

Është zhdukur një vajzë në lagjen “Emshir” në kryeqytet.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rastin e ka raportuar dje nëna e saj.

“Ankuesja ka raportuar se vajza e saj ishte larguar në drejtim të panjohur dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.