Nëna nga Kosova që vdiq në tërmetin e Turqisë e kishte shpëtuar të birin duke e mbuluar me trupin e saj

Shënohet viktima e parë me origjinë shqiptare nga tërmeti tragjik në Izmir.

Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo deklaron për Abc News se viktima është një grua me origjinë nga Kosova.

Viktima është Nazmie Doraja (Nazmije Dograyan)

Ballkani.info ka raportuar ekskluzivisht për këtë rast, derisa mëson se viktima është 58-vjeçare nga Janjeva .

Ballkani.info ka siguruar disa fotografi të së ndjerës Nazmije Dograyan, e familjes Ismajli.

Ndërkohë që djali i saj është në gjendje të rëndë në spital, një student shqiptar në Izmir.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Besmira Bylykbashi që studion dhe jeton prej disa vjetësh në Izmir.

“Nëna dhe djali u gjetën të përqafuar në rrënoja. Nëna e kishte mbuluar djalin me trupin e saj. Djali 28-vjeçar është në gjendje të rëndë për jetën”, ka thënë ajo.

Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi ka arritur në 37, 35 në Turqi e dy në ishullin grek Samos. 

Nënë e bir u zunë poshtë nga rrënojat e tërmetit të fuqishëm që goditi ditën e djeshme Izmirin duke lënë shumë viktima dhe të lënduar.

Ndërkohë që kërkimet nën rrënoja ende vijojnë nga autoritetet turke.