Dhuna në familje

Nëna në Malishevë sulmon fizikisht vajzën e saj të mitur

Një grua është arrestuar në Malishevë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e saj të mitur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është liruar.

“DHUNË NË FAMILJE- Malishevë / 09.12.2023 – 16:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte sulmuar fizikisht vajzën e saj viktimën femër kosovare (e mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.