Nëna më e bukur e estradës, ndryshimi i lukut tejet e nxjerrë ekstravagant FOTOT

Loredana duket krejtësisht ndryshe me stilin e ri të flokëve.

Loredana Zefi kohët e fundit ka eksperimentuar goxha me dukjen.

Rep-artisten, të cilën jemi mësuar gjithmonë ta shohim me flokë të bardha, së fundi bëri flokët me ngjyrë kafeje.

Në fotografitë e reja, ajo u shfaq me flokë kaçurrela dhe të shkurtra, ndryshim ky që po i shkonte shumë asaj.

Loredana pranoi komente të shumta nga ndjekësit lidhur me këto imazhe, teksa u komplimentua për dukjen.