Shqipëri

Nëna me 6 urdhra mbrojtjeje denoncon. 5-vjeçari rrëfen: Babi më rreh me thupër

“Fiks Fare” solli mbrëmjen e kësaj të hëne historinë e dhimbshme të një gruaje, të dhunuar vazhdimisht nga ish-bashkëshorti, me 6 urdhra mbrojtjeje nga gjykata, e cila kërkon të shpëtojë nga dhuna djalin e saj 5-vjeçar.

Ajo akuzon ish-bashkëshortin se dhunon fëmijën e tyre, e rreh me thupër. Ajo ka kërkuar ndihmën e policisë, prokurorisë, por asnjë nuk mori masa për të shpëtuar nga dhuna djalin e saj 5-vjeçar. Prokuroria nisi hetimet 40 ditë pas denoncimit dhe më vonë nuk mori asnjë masë për shpëtimin e fëmijës nga dhuna e babait.

Nëna nga Durrësi akuzoi ish-bashkëshortin e saj në “Fiks Fare” për dhunën që ushtronte ndaj djalit të tyre 5-vjeçar. Ajo u pohoi gazetarëve se i ati e rrihte djalin me thupër dhe asnjë institucion, ku ajo kishte denoncuar dhunën, nuk e kishte njoftuar Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve. Hetimi për këtë dhunë filloi vetëm 40 ditë pas denoncimit, ndërkohe që fëmija vazhdon të jetojë me babain. Dhunën e ushtruar tek 5-vjeçari e konfirmon dhe akti i ekspertizës mjekoligjore.

Përmbaruesi shtetëror është shfaqur më shumë i merakosur për ndeshjen Shqipëri-Izrael, sesa për fatin e një fëmijë të dhunuar. Ai ofendon dhe shan nënën në sy të fëmijës dhe e detyron atë të rrijë në prani të ish-bashkëshortit, ndaj të cilit ka 5 urdhra mbrojtjeje për dhunë ndaj saj.

25-vjeçarja nga Durrësi, pas dhunës së gjatë fizike dhe psikologjike, kishte vendosur të shpëtonte duke i kërkuar bashkëshortit divorcin, pas 7 vitesh martesë. Djali, asokohe qëndroi me të atin dhe e ëma e takonte shpesh, por një ditë ajo sheh në trupin e 5-vjeçarit shenja dhune. I pyetur për atë se çfarë i kishte ndodhur, i mituri i tregoi se babai e kishte rrahur me thupër, pasi ai i kishte marrë çelësat e makinës dhe kishte hipur mbi kofano.

Në këto kushte, 25-vjeçarja vendosi që të bënte kallëzim në polici. Vetëm pas 40 ditësh nga denoncimi i nënës në komisariatin e policisë, ajo është thirrur nga Prokuroria, duke lejuar gjatë kësaj kohe që i mituri të jetonte më babanë dhunues. Ndërkohë që kallëzimi në polici nga nëna ishte bërë në datën 27 gusht, mjeku që ka bërë ekspertizën e të miturit ka dalë në aktin e ekspertimit në datën 31 gusht, pra 4 ditë më vonë, që është regjistruar nga një oficere në prokurori.

Gazetarët e “Fiksit” iu drejtuan Prokurorisë për të kuptuar zvarritjen e çështjes, por prokurorja pohon se akti i ekspertimit ka ardhur në kohë hetimi i ngritur prej tyre është brenda afatit. Madje, fëmija po pyetet nga psikologia dhe në takimet me këtë të fundit fëmijën e çonte i ati.

Por, si nga ana e policisë, ashtu edhe e Prokurorisë, askush nuk ka njoftuar Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve në Bashkinë e Durrësit. Këtë e konfirmon drejtoresha e kësaj njësie, që pohon se nga policia dhe prokuroria nuk i është referuar një rast i tillë, edhe pse e kanë detyrim.

“Nëse do të na kishin njoftuar neve, brenda 24 orëve do të bënim një vlerësim për situatën dhe do të kishim kërkuar urdhër mbrojtjeje për djalin, e patjetër ndonjë institucion ose qëndrimi me të ëmën derisa të përfundonin hetimet”, shprehet drejtoresha për “Fiks Fare”.

Por gjatë kësaj situate të vështirë, nëna e të miturit i është drejtuar edhe Zyrës së Përmbarimit në Durrës, për të marrë çdo fundjavë djalin e saj. Madje ka këmbëngulur që djalin ta marrë me procesverbal, ku të përshkruhet edhe gjendja e tij.

Por, përmbaruesi Florian Keçi, duke e ditur që gruaja ka 6 urdhra mbrojtjeje, e mban në të njëjtën zyrë me ish-bashkëshortin dhe ia pohon haptazi se ai mbështet babin dhunues. Madje, në takimin e tyre, përmbaruesi Keçi e ofendon dhe e nxjerr jashtë zyrës me dhunë, e i thotë se për çdo rast do t’i japë të drejtë ish-bashkëshortit të saj, pasi ajo është vetëm me 5 klasë shkollë.

Fëmija tregon për rrahjen me thupër.

Djali: Kam bërë gabim se më ka rrahur babi me thupër.
Nëna: Po pse të rrafi me thupër, çfarë gabimi bëre ti?
Djali: Mora çelësat e makinës.
Nëna: Po mirë babi nuk duhet të të rrafi, duhet të të thotë K…bëre gabim.
Nëna: Po pse i more çelësat e makinës ti?
Djali: Po bëna gabim që hypa tek kofonja e makinës së babit, te fordi. Ele me rrafi…
Nëna: Me ça?
Djali: Me thupër pra.

Nëna i kërkon përmbaruesit të mbajë procesverbal kur takon fëmijën.

Përmbaruesi – R…po pse prapë këtu ti?
Nëna e fëmijës– Unë të çova mesazh ty dje pasdite dhe të thashë që K…e kam pa qejf, e kam çu e kam vizitu.
Përmbaruesi – Po pse duhet ta biesh tek unë?
Nëna e fëmijës– Unë e kam sjellë çunin në përmbarim, sepse unë nuk merrem. Sepse vendimi i gjykatës është bërë që në fillim ketu në përmbarim.
Përmbaruesi – Pse ti e vendos vendimin e Gjyaktës?
Nëna e fëmijës– Zbatimin e kam me urdhër në përmbarim.
Përmbaruesi – Unë do marr një masë…
Nëna e fëmijës– Atëherë nëse ti nuk e bën…
Përmbaruesi – Do jap një vendim unë…
Nëna e fëmijës– Unë do ti them Pirro Lutajt më jep një përmbarues tjetër.
Përmbaruesi – Pirro Lutaj, jo Pirro Lutaj moj por ministër…
Nëna e fëmijës– Unë po paguaj taksë…
Përmbaruesi – Ore për mu…Ore ça kujton ti se do merret me ty Pirro Lutaj! E di ça thotë, ça është kjo mo…
Përmbaruesi – A je mirë ti? Unë nuk të kuptoj a je mirë ti?
Nëna e fëmijës– Po le të thotë mo.
Përmbaruesi – A je mirë ti? A je mirë moj, a ke probleme ti?
Nëna e fëmijës– S’më intereson mua se çfarë thua ti!
Përmbaruesi – Ti ke probleme oj goc. Dhe ke probleme të thella…
Nëna e fëmijës– Unë nuk ka probleme, se doni ju të më nxirrni mua me probleme, ç’ti bëj unë…
Nëna e fëmijës– Unë kam pagujt taksën këtu…
Përmbaruesi – E ça do bësh ti që e pagujte?
Nëna e fëmijës– Unë jam me probleme me këtë person. (ish bashkëshortin prezent)
Përmbaruesi – Ça problemi ka ai? Çpunë ka ai personi, me e çu fëmijën në kopësht…
Nëna e fëmijës– O Lori, unë që në fillim…
Përmbaruesi – Jo ore jo, më ngjo mu, më ngjo mu!
Nëna e fëmijës– Mua mos më bërtit ashtu se jam femër në rradhë të parë.
Përmbaruesi – Përjashtë. Merr vendim këtu shpejt. Unë ty, o do të çoj për ndjekje penale, mbaje mend. E do të shohësh a jam unë apo je ti!
Nëna e fëmijës– Pse unë po e sjellë fëmijën e po e marr me përmbarim. Po kërkoj të drejtën time.
Përmbaruesi – Ore kemi rënë dakort me e çu në kopësht, pse vjen këtu?
Nëna e fëmijës– Unë nuk merrem më me A…Unë absolutisht nuk e jap më e ta marrë çunin pa procesverbal.
Përmbaruesi – Ti asnjëherë nuk ke për të mbajtur procesverbal.
Nëna e fëmijës– Pse s’kam për të mbajt?
Përmbaruesi – Se nuk dua unë, nuk du unë. Unë nuk du me e majt.
Nëna e fëmijës– Po pse nuk do me e majt?
Përmbaruesi – A jam unë, apo je ti? Kush je ti moj! Kush je ti moj, kush të merr leje ty.
Nëna e fëmijës– Unë po vij me procesverbal të lej fëmijën.
Përmbaruesi – Kush të merr leje ty moj.
Përmbaruesi – E kupto veten se si je bo moj. Boj një analizë vetes. A ka njeri me të ftillu ty ere.
Nëna e fëmijës– Për fëmijën tim unë…
Përmbaruesi – Ça fëmijën tem moj, ti s’ke punë me fëmijën.
Nëna e fëmijës– Si???
Përmbaruesi – Ti do me më mërzit atë (bashkëshortin) dhe mua.
Nëna e fëmijës– Mua smë intereson kush është ai njëherë, mua më intereson fëmija im.
Përmbaruesi – A ke hall me pa atë ti! Bëj një procesverbal se e qëndis unë!
Nëna e fëmijës– Me më kërcënu mua, s’ka të drejtë asnjë, as ti asnjë.
Përmbaruesi – Merre që thotë dorëzoje në përmbarim.
Nëna e fëmijës– Unë jam me urdhër mbrojtje. Unë jam me urdhër mbrojtje, se doni më mbrojt A… ju është tjetër gjë.
Përmbaruesi – Po, po. A…do mbroj. Unë do mbroj A… nuk pyes unë.
Nëna e fëmijës– Unë do e bie çunin këtu, ditë të shtune e ditë të hëne.
Përmbaruesi – Po bjere këtu edhe e shef ti. E shef ti pastaj ku do shkosh.
Nëna e fëmijës– Ma plotëso atë mua…
Përmbaruesi – Ore mos më trego ti mu! Ulu aty…kur të du unë me e plotësu. Dil atje, prit atje.
Përmbaruesi – Na boke ti këtu është sëmurë çuni! Fëmijë është do sëmuret. Do ftofet e do vritet. Po na bike ilaçe në dorë ti. E ëma e dashurume me fëmijën ti! Po na bike ilaçe.
Nëna e fëmijës– Po patjetër, ashtu siç i duan të gjithë nënat fëmijët…ashtu e dua edhe unë timin.
Përmbaruesi – Po të kishe desh e kishe majt.
Nëna e fëmijës– Sa respekt keni për femrat i herë…
Përmbaruesi – Ku hyn tek femrat ti.
Nëna e fëmijës– Sikur s’keni motra e gra vet.
Përmbaruesi – Po nuk hyn tek femrat ti.
Nëna e fëmijës– Turp të keni për fjalorin që përdorni njëherë.
Përmbaruesi – Po të vijmë shumë pas fijes, rri mos…mos më bë me dalë..U ke mësu me të tjerët kshu, po jo me mua.
Nëna e fëmijës-S’jam mësu unë me asnjëri.
Përmbaruesi – U ke mësu me të tjerët ti, po të them edhe i herë ki kujdes o goc, ki kujdes me mu shumë.
Nëna e fëmijës-Si kam hy në hak njeriu. Për fëmijën tim do luftoj!
Bashkëshorti – Ça nëne je ti moj,se e tërbove fëmijën këtu duke bërtit! Ça nëne je ti?
Nëna e fëmijës– Ti në rradhë të parë je me urdhër mbrojtje, dil atje përjashtë.
Përmbaruesi – Jo me jo, aty do rrijë.
Nëna e fëmijës– Ti dil përjashtë, sepse e di unë kush rri në zyrën time.
Përmbaruesi – Zot i madh i pëlqe vetja shumë kësaj goce.
Përmbaruesi – Tashi unë do marrë një vendim. Fëmija do merret në kopësht në orën 8…
Nëna e fëmijës– Si të bëjmë si thua ti ne?
Përmbaruesi – Si të them unë, por më thuaj si do ti.
Nëna e fëmijës– Atëherë të vij nodnjëri atje tek kopshti dhe të plotësoj procesverbalin. Unë çunin pa rregulla nuk e marr dhe nuk e le.
Përmbaruesi – Po pse ti i vendos rregullat, kush je ti moj, ku di rregulla ti. Ti s’ke pesë klasë shkolle o goc.
Nëna e fëmijës-Të mbaroj unë procesverbalin edhe…
Përmbaruesi – Prit i herë, pse kur të dush ti? Kur do ti me maru e kur do ti me fillu. Mos ma thuaj mo se po s’të pëlqeu përjashtë. Mos të shof më këtu.
Nëna e fëmijës-Nuk komandoj unë.
Përmbaruesi – Oj zonjë, ça je tu thone ti moj.
Nëna e fëmijës– Dua të mbaroj punën e të dorzoj djalin.
Përmbaruesi – Të presësh, do presësh. Këtu do presësh.
Nëna e fëmijës– Po gjithë jetën do pres. Se kam problem unë, për femijën tim do rri.
Përmbaruesi – Po na trego ti! Ça fëmija jot moj ça fëmija jot, ta kishe majt fëmijën ti. Halli jot.
Nëna e fëmijës-Çdo njëri pa fatkeqësi nuk ka ka në shtëpi. Secili ka motra , ka gra, ka mama.
Përmbaruesi – Çohu dil përjashtë tani. Po dil përjashtë, më prit përjashtë tashi.
Nëna e fëmijës– Jo. Unë nuk dal përjashtë se unë do firmos.
Përmbaruesi – O do firmosësh kur ta lexoj unë. Dil përjashtë tani.