Fëmijët zakonisht dinë të bëjnë gjëra të çuditshme, qesharake dhe të pahijshme, dhe nuk është befasi që një nënë kanadeze nuk ishte aq e sigurt për emrin e mësueses së vajzës së saj.
Sipas nënës, vajza e saj e cila shkon në parashkollor thotë se ajo ishte këmbëngulëse se mësuesja e saj e re quhej “Penis”, një emër për të cilin ajo nuk mund të besonte se ishte i vërtet.
Filluan disa “argumentime”, por pastaj nëna e pa me sytë e saj se emri i vërtet i saj ishte Derpanis, shkruan The Mirror, përcjell Telegrafi.
https://twitter.com/IHideFromMyKids/status/1549516602827227137?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1549516602827227137%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fnena-kanadeze-tronditet-emrin-e-cuditshem-te-nje-mesueseje%2F
Pavarësisht emrit të saj të pazakontë, nëna anonime, e cila rregullisht shkruan në Twitter në lidhje me prindërimit, ka lavdëruar Znj. Derpanis si një mësuese fenomenale, dhe ka falënderuar publikisht atë dhe mësuesit e tjerë të cilët përkujdesen për fëmijët e tyre qesharak.
Duke shkruar në Twitter, nëna e cila ka zgjedhur nofkën “IHideFromMyKids – shkroi “Vajza ime këmbëngulte se emri i mësueses së saj të re të parashkollores ishte Penis. Ne ‘argumentuam’ në lidhje me këtë përderisa një ditë e pash edhe vet emrin. Derpanis. Emri i saj ishte Derpanis”.
Tweet-i qesharak tani është bërë viral, duke i marrë më shumë se 213.3 mijë pëlqime dhe mbi 14.1 mijë retweet, ka nxitur gjithashtu edhe të tjerët që të ndajnë historitë e tyre të ngjashme.
