Nena heroike

Nëna heroike, mori lëndime të rënda duke mbrojtur fëmijën e saj

Fiona Simpson nga Queensland ka postuar fotografi të lëndimeve të saj në Facebook dhe e përshkroi përvojën e saj të hidhur.

Një mama e re ka postuar fotografi të lëndimeve që ajo ka marrë, ndërsa ajo u përpoq të mbronte vajzën e saj të vogël nga breshëri i madh sa topi i tenisit.

Fiona Simpson nga Kingaroy, Queensland ishte në makinën e saj me foshnjën dhe gjyshen e saj, rreth 130 milje në veriperëndim të Brisbanes, kur ajo u fut në një stuhi.

Breshëri masiv u përplasë nëpër dritaret e makinës. Duke u frikësuar për sigurinë e fëmijës së saj, zonja Simpson e vuri trupin mbi fëmijë, transmeton lajmi.net.

Ajo postoi fotografi në Facebook të saj dhe përshkroi atë që ndodhi.

“E kam mësuar mësimin tim sot, nuk kam për të vozitur kurrë në një stuhi breshëri!” ajo shkruajti. “Unë e mbulova foshnjën time me trupin tim për ta ndaluar atë nga lëndimi i rëndë.