Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi, Hyra nesër feston ditëlindjen e 85-të pa praninë e të birit.

Por, festës së ditëlindjes së nënës ai iu bashkua përmes një videolidhjeje.

Lajmin e ka bërë të ditur Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, përcjell Demokracia.com.

“Nga Haga, presidenti Hashim Thaçi i është bashkuar me videolidhje në pasditen e sotme festës së familjes në Burojë për ditëlindjen e nënës së tij, e cila nesër i bënë 85 vjet.
Edhe pse në distancë, emocionet janë gjithmonë të njëjta. ”, thuhet në njoftimin e Fondacionit.