Nëna e re detyrohet të kthejë bijën e adoptuar pasi prindërit biologjikë ndryshojnë mendje (fotot)

Disa ditë pasi morën beben e tyre nga spitali, Sarah Howell dhe bashkëshorti Chris duhet t’i thonin asaj lamtumirë.

Bebja që ata kishin adoptuar e për të cilën ishin kujdesur duhet të kthehej në spital pasi prindërit e lindjes kishin ndërruar mendje.

“Isha duke e ushqyer kur erdhi telefonata”, tregon Sarah.

“Rashë në dysheme e dëshpëruar. I thoja tim shoq, ‘E ke seriozisht, është një shaka apo jo?”

Pasi çiftit u ishte dhënë më pak se 1% shans për të lindur në mënyrë natyrale, Sarah Howell kërkoi ndihmën e një agjencie adoptimesh.

Çifti u lumturuan kur dëgjuan për një të sapolindur që iu përshtaste, vetëm një orë pasi zbuluan se edhe Sarah mrekullisht kishte mbetur shtatzënë.

Por pesë ditë pasi Sarah e Chris kishin marrë vajzën e vogël në shtëpinë e tyre në Virginia, SHBA, prindërit e saj të lindjes vendosën se kishin bërë një gabim.

Sarah me profesion infermiere, thotë se dhimbja ishte aq e madhe sa që mund të shkaktonte një abort spontan.

“T’i thoja lamtumirë asaj ishte si një vdekje, sepse e dija se nuk do ta shikoja më kurrë. Ajo na kishte bërë prindër. Kishte shëruar në zemrën tonë atë pjesë që kishte thyer infertiliteti”.

“Ajo më bëri nënë, edhe pse vetëm për disa ditë”.

Por disa muaj më vonë Sarah lindi djalin e saj Noah Howell, ndërsa çifti gjithashtu ka adoptuar një-vjeçarin Levi, dhe po kujdeset përkohësisht per një tjetër bebe dy muajshe.

Sarah thotë tashmë se nuk ka hatër-mbetje ndaj prindërve që morën përsëri beben e tyre, por i falenderon që e bënë nënë edhe për disa ditë.

Para se të mbetej shtatzënë me Noah, Sarah u tmerrua kur doktorët i thanë se endometrioza që kishte, e bënte të vështirë ngjizjen.

Doktorët i thanë se nëse dëshironte fëmijë duhet të tentonte sa më shpejt.

Prej tre vjetësh çifti kishte tentuar të ngjiznin një fëmijë duke kryer testime, injeksione e vizita të ndryshme.

Por deri në prill 2017 kur një imunolog i njohur në Chicago i tha se shanset e tyre për të lindur fëmijë ishin më pak se 1%, ata vendosën të adoptojnë.

Në janar 2018, teksa ishin në listën e pritjes së adoptimeve, Sarah u ndje pak çuditshëm dhe bëri një test shtatzanie.

“U mahnita kur pashë se doli pozitiv. Ishte tronditja e jetës time. Mbaj mend që pyesja vetem një milionë herë në ditë ‘Si është e mundur kjo?’”

Por magjia vijonte më tej kur një orë më vonë vjen telefonata nga punonjësja e shërbimeve sociale për t’i njoftuar se një fëmijë që u përshtatej, ishte gati për adoptim.

Kur Sarah ishte tetë javë shtatzënë, ajo mori vajzën e saj të adoptuar nga spitali.

Por pesë ditë pas mrekullisë, çifti mori nje tjeter telefonatë, kesaj radhe shkatërrimtare. Prindërit e bijës së tyre të re kishin ndërruar mendje dhe e dëshironin përsëri, një e drejtë që ata mund ta ekzekutojnë deri në dhjetë ditë pas lindjes.

Në SHBA ligjet që lejojnë prindërit biologjikë të ndryshojnë mendje për adoptimit ndryshojnë sipas shteteve.

Në shumicën e shteteve prindërit biologjikë nënshkruajnë përfundimin e të drejtave prindërore 48 deri në 72 orë pas lindjes. Po në disa shtete kjo mund të anullohet në periudha që variojnë nga një javë deri në 30 ditë.

Familja ka vendosur te behen gjithashtu prinder te perkohshem per te ndihmuar te tjere femije, dhe po mbajne nje bebe djale prej qershorit te ketij viti.