Nëna e dy fëmijëve ngec në luhatësen për fëmijë, zjarrfikësit intervenojnë për ta nxjerrë

Një nënë e re ka gjetur veten në një pozitë të papërshtatshme – ajo ka ngecur në një luhatëse, dhe për ta nxjerr është dashur të intervenojnë ekipet e zjarrfikësve.

Megan Kenway-Head, 23-vjeçe, mbeti e bllokuar në luhatëse në një park lodrash në Southampton të Anglisë, dhe atë hiq më pak se për një orë e gjysmë, derisa në vendin e ngjarjes u shfaqen zjarrfikësit.

Pamjet e këtij momenti të sikletshëm të Meganit kanë përfunduar në internet, ndërsa partneri i saj Jordan Sanders, 24-vjeç, në vend se ta ndihmojë e ka filmuar.

Ai vazhdimisht qeshë me të derisa ekipet e zjarrfikësve kryejnë punën e tyre dhe e nxjerrin nga luhatësja.

“Isha me familjen duke u argëtuar në parkun e lodrave, kur vendosa të ulem në luhatëse. Aty e kuptova që u bllokova, dhe për të më nxjerr është dashur të reagojnë zjarrfikësit”, ka deklaruar nëna e dy fëmijëve.

loading…