Nëna e Donjeta Pajazitajt: Dënimi me burgim të përjetshëm ishte me vend, duam të dijmë edhe bashkëpunëtorët

Nëna e Donjeta Pajazitajt, Lumnije Pajazitaj, e ka vlerësuar si dënim me vend verdiktin e tretë të çështjes së vrasjes së vajzës së saj, atë të Gjykatës Themelore të Ferizajit për dënim me burgim të përjetshëm ndaj kushëririt të së ndjerës, Naser Pajazitaj, pasi u gjet fajtor për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Nëna e së ndjerës, në emisionin ‘Personale’, ka thënë se vendimi i Gjykatës është i mirëpritur, por ka shtuar se ajo dhe familja e saj janë të bindur në zbardhjen e mëtutjeshëm të rastit.

“Na ketë dënim e kemi mirëprit. Dënim si thojnë me vend, e ka marrë ky dënimin e meritum. Po na, si familje e Donjetes, po kem qejf me ditë edhe bashkëpuntortë e tij, sepse jemi i bindun 100% që nuk ka qenë vetëm”, ka deklaruar ajo.

Megjithatë, Pajazitaj ka thënë se kanë besim në drejtësi dhe se kjo e fundit do vazhdojë ta zbardhë të vërtetën.

Sipas Prokurorisë së Pejës, Naser Pajazitaj dy plumba në kokë e kishte privuar nga jeta kushërirën e tij, Donjetën.