Nëna e Astrit Deharit, pas pranimit të raportit të ekspertizës, tha se kanë qenë të bindur se djali i tyre është vrarë dhe ky fakt sipas saj u vërtetua edhe në këtë ekspertizë.
“Këtu e kemi zarfin që është ardhur prej Zvicre, data që ju ka mbërri se është bërë shumë muhabete për datën se kur ka ardh që ku e keni me 4 tetor, letra rekomanduese është lëshuar prej Zvicre. Na e kemi ditë rastin që Astritin e kanë vra në burg, po juridikisht nuk ka qenë e mbyllur edhe pse janë lavduar që brenda 15 ditëve do ta përmbyllin para tri vjetëve. Por janë bërë tri vjet neve na kanë zi në kazan si familje. Sylë Hoxha është i vetmi që ka thanë brenda 15 ditëve do ta përmbyllim si vetëvrasje”, tha ajo.







