Nëna bën tatuazh vizatimin e djalit, pas 10 vitesh e kupton se nuk e kishte punuar ai

Çfarë është më e bukur se krenaria e një prindi për vizatimet e çuditshme dhe të mrekullueshme të fëmijës së tyre? Por një nënë vendosi që vlerësimin për krijimtarinë  e djalit të saj ta çojë në një tjetër nivel, duke e bërë atë një tatuazh.

Në një video të postuar në Tik Tok ajo tregoi tatuazhin të pikturuar në krahë.

Tatuazhi ishte vizatimi i një limani piratësh me një shkëmb gjigant që duket si një kafkë.

E mërzitur ajo tha; “Shoku i djalit tim e vizatoi këtë. Unë mendova se ishte vizatimi i djalit tim”.

Shumë përdorues të Tik Tok shprehen në komente se kjo është situatë vërtetë qesharake.

Në një koment shkruhej: “Një pikturë që djali im bëri në klasën e artit varej në një kornizë në kuzhinën time për 10 vjet para se të më thoshte se nuk ishte e tija. ”