Nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani, sot do të mbahet manifestimi tradicional “Ecja Simbolike”, në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Përmes një komunikate për media, thuhet se me këtë ECJE, kanë për synim ndërgjegjësimin dhe mbështetjen ndaj grave që përballen me kancerin e gjirit.

“Ju ftojmë që të na bashkoheni në Manifestimin Tradicional “ECJA Simbolike”, një aktivitet që zhvillohet prej 18 vitesh nga QKLKGJ JETA/VITA. Ku manifestim mbahet nën patronatin e Presidentes. Osmani Sadriu, me qëllim të ndërgjegjësimit dhe mbështetjes se grave që po përballen me këtë sëmundje. Le të bashkohemi të gjithë për të treguar solidaritet dhe për të përçuar mesazhin e rëndësishëm të parandalimit dhe mbështetjes. Në këtë ECJE, do të perçojmë forcën dhe guximin e atyre që luftojnë çdo ditë dhe do të japim një mesazh të qartë: së bashku jemi më të fortë!”, thuhet në komunikatë.

Në Kosovë çdo vit regjistrohen rreth 300 gra të prekura nga kanceri i gjirit.

Tetori shënon muajin e ndërgjegjësimit kundër kësaj sëmundjeje e cila rrezikon çdo të tetën grua gjatë jetës së saj.