Nën ndikimin e alkoolit rrahu vajzën e mitur dhe e largoi nga shtëpia, arrestohet i dyshuari në Shtërpce

Është arrestuar një person i dyshimtë në Shtërpce, pasi nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, të cilën e kishte larguar nga shtëpia duke e lënë pa përkujdesje.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Shtërpcë 06.09.2022 – 03:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nën ndikim të alkoolit,  ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur femër kosovare të cilën e kishte larguar nga shtëpia duke e lënë pa përkujdesje. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./Lajmi.net/