Një femër është dhunuar ditën e parë të vitit 2020 në Prizren, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Viktima femër K-Shqiptare ka informuar se është dhunuar në një hotel në Prizren nga një mashkull i pa njohur.

Sipas viktimës, ajo ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Viktima ka qenë ditë më parë e raportuar si person i zhdukur. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.