Nën kërcënimin e armës grabisin para e telefona në një lokal më Gjilan

Viktima mashkull ka raportuar se dy persona të maskuar dhe të armatosur (me revole) kanë hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur viktimës para të gatshme, tre telefona celularë dhe janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.