Leposaviq
Nën dyshimin se kaluan ilegal kufirin nga Serbia në Kosovë, ndalohen katër persona në Leposaviq
Katër persona (1 serb dhe tri kosovarë) janë ndaluar nën dyshimin se kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rastet janë të ndryshme dhe kanë ndodhur të enjten në fshatin Bistricë, në Leposaviq.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Bitricë, Leposaviq. 28.09.2023 – 14:20. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë me vozitës mashkull kosovar nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Bitricë, Leposaviq. 28.09.2023 – 14:20. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë me vozitësin mashkull shtetas i Serbisë nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Bitricë, Leposaviq. 28.09.2023 – 17:40. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë me vozitës mashkull kosovar nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Bitricë, Leposaviq. 28.09.2023 – 17:40. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë me vozitësin mashkull kosovar dhe pasagjerin mashkull kosovar nën dyshimin se kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.