Nën 16 vjeç/E mitura nga Skënderaj shkon për të lindur në QKUK

Në raportin 24 të policisë së Kosovës është raportuar për bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç.

Një e mitur nga fshati Mikushnicë i Skënderajt, ka shkuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për të lindur.

“BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇARE

Fsh. Mikushnicë, Skenderaj 2020 – NN. Nga QKUK reparti i gjinekologjisë është raportuar se është sjell viktima femër kosovare (e mitur) për të lindur. Viktima ishte duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, palët do të intervistohen ditëve në vijim”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.