Nehat Thaqi anëtarësohet në Shoqatën e Burgjeve të Teksasit

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaqi, përmes një letre të dërguar nga Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Burgjeve të Teksasit, Sharese Hurst, ka marr njoftimin se është pranuar në Shoqatën e Burgjeve të Teksasit.

Përmes kësaj letre, Thaqi është ftuar për të filluar bashkëpunimin dhe për të shkëmbyer përvojat në aspektin profesional.

Bashkë me letrën, Thaqi, i është dorëzuar kartela e anëtarësimit dhe raporti tre mujor i punës së shoqatës.