Negociatat me BE| Javën e ardhshme mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Taulant Balla ka ndarë nga foltorja e Kuvendit një lajm të mirë sa i takon çështjes së integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ai tha se tashmë është arritur dakordësia politike mes palëve, duke konfirmuar faktin se Konferenca e Parë Ndërqeveritare do të mbahet javën që vjen.

“Kërkova fjalën për të ndarë një lajm të rëndësishëm sa i përket rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE që ka të bëjë me faktin se ka një dakordësi të plotë mes 27 endeve anëtare të BE për të mbajtur javën e ardhshme Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE. Është një moment i rëndësishëm, kjo pas komunikimeve të disa orësh të parlamenteve anëtare. Sapo është larguar edhe ambasadori i Çekisë me të cilin pata mundësinë të zhvilloj një komunikim. Dakordësia politike tashmë është arritur dhe mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare tashmë javën e ardhshme është fakt. Dhe ata që javën e ardhshme duan të protestojnë nuk e kanë me ne, e kanë me shqiptarët.”, shtoi Balla.