Nedim Bajrami shënon kundër Milanit

Momentalisht është duke u zhvilluar pjesa e parë mes skuadrës së Empolit dhe Milanit, ku rezultati qëndron i barabartë 1:1.

Fillimisht, ishte mesfushori i Milanit Franck Kessie ai i cili zhbllokoi rezultatin i pari, duke dërguar “Rossonerët” në epërsi prej 1:0 në minutën e 12’.

Por, skuadra e Empolit u kundërpërgjigj shpejt duke barazuar rezultatin në 1:1, përmes mesfushorit shqiptar Nedim Bajrami.

Bajrami barazon shifrat për skuadrën e tij në minutën e 18’ të ndeshjes.

Golat:

https://streamja.com/embed/nX4aO

https://streamja.com/embed/2zJ7w