Në zyrat e veteranëve dërgohen dosje të reja, pretendohen se janë nga Gjykata Special

Edhe sot në zyrat e OVL-UÇK, janë dërguar dokumente ku po pretendohet se janë nga Gjykata Speciale nga persona të pa identifikuar ende.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se edhe mëngjesin e sotëm në zyrat e kësaj organizate dikush i ka dorëzuar disa dosje, të cilat pretendon se janë të Gjykatës Speciale.

“Sot ka qenë më i shpejtë se rrufeja. Rreth orës 15 minuta në 11 kanë ardhë dosje të tjera, na supozojmë që janë të dalura nga Gjykata Speciale. Ka emra të ndryshëm që ne sjemi të autorizuar me i përmend, është mirë që cdo gjë të hetohet edhe nga prokuroria vendore, me ditë kush po i sjell po i bjen te na. Kjo Gjykata ka bashkëpunu gjithmonë me Serbinë”, ka thënë kreu i organizatës, Hysni Gucati.

Ndërsa nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, ka thënë se këto janë kopje të dokumenteve origjinale të Gjykatës Speciale dhe se ka thënë po ashtu gjatë ditëve të ardhshme ky person ka thënë se do të sjellë edhe CD dhe se edhe ato do t’i publikojnë ato.

Tutje Haradinaj ka bërë të ditur edhe emrat të cilat përmenden në propozim aktakuzën që sot iu është dërguar në zyrë.

“Flitet për dyshime, për ngritje të aktakuzave, për aktakuza që do të ngriten. Më gjatë se kisha qu, ky është njoftimi. Çdo dokument që na vjen prej tyre ne do ta bëjmë publike. Është një propozim aktakuzë, Hashim Thaci, Azem Syla, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli. Përmenden edhe Xhavit Haliti dhe disa zona”, ka thënë ai.