Të shtunën, më 24 tetor 2026, në Winterthur të Zvicrës, do të mbahet Akademia Përkujtimore kushtuar Heroit të Kosovës, Abedin Rexha – “Sandokani”, me rastin e 28-vjetorit të rënies së tij.

Njoftimin për mbajtjen e kësaj akademie e ka bërë aktivisti i njohur shqiptar në Zvicër, Shaip Kadriaj, i cili u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të marrin pjesë në këtë ngjarje përkujtimore, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për veprën dhe sakrificën e heroit.

Akademia synon të nderojë figurën emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abedin Rexha – “Sandokani”, i cili mbetet një nga emrat e kujtuar për kontributin dhe sakrificën e tij në rrugën drejt lirisë së Kosovës.

Përmes këtij organizimi, bashkatdhetarët në Zvicër do të kenë mundësinë të kujtojnë jetën, veprën dhe sakrificën e heroit, duke përcjellë te brezat e rinj kujtesën historike dhe vlerat e lirisë.

Detajet e organizimit:

  • Ngjarja: Akademi Përkujtimore për Abedin Rexhën – “Sandokani”
  • Data: E shtunë, 24 tetor 2026
  • Ora: 17:00
  • Vendi: Hotel Töss
  • Adresa: Zürcherstrasse 106, 8406 Winterthur, Zvicër