Në “zonën e kuqe”, 21 komuna

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur shpërndarjen e re të komunave sipas zonave, varësisht nga situata epidemiologjike e shtatë ditëve të fundit.

Në zonën e kuqe, aty ku futen komunat me mbi 150 raste në javë për 100 mijë banorë, janë 21 komuna,është bërë e ditur të premten në konferencën për media të Ministrisë së Shëndetësisë.

Për këto komuna, vlen masa e kufizimit të lëvizjes pas orës 19:00.

Ndërkohë në zonë e verdhë, ku futen komunat me 76 deri në 150 raste në javë për 100 mijë banorë, janë 10 komuna.

Dhe në zonën e gjelbër, aty ku futen komunat me 75 raste maksimumi në javë për 100 mijë banorë, janë shtatë komuna.

Shpërndarja e komunave në zona bëhet çdo të premte, duke u bazuar në rastet e infektimeve me koronavirus.