Në zgjedhjet e 6 tetorit kjo i bëri vaki veç Listës Serbe

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, partitë që do të përfaqësojnë qytetarët në Kuvend janë, LVV, LDK, PDK, koalicioni AAK-PSD, Lista Serbe, e minoritete të tjera, shkruan Gazeta Express.

Në të gjitha partitë kryesuesit e listës së deputetëve me numër 1 kanë marrë më së shumti vota nga të gjithë të tjerët në listë, megjithatë një gjë e tillë nuk mund të thuhet për Listën Serbe.

Igor Simic një prej figurave kryesore të partisë që drejtohet nga Goran Rakic, edhe pse ka qenë numri 1 i kësaj partie, sipas votave që ka marrë është renditur i katërti me vetëm 16 mijë e 566 vota të marra.

Kandidatja që ka marrë më së shumti vota nga Srpska është Jasmina Decic e cila në listë ka qenë me numrin 6-të. Ajo ka marrë gjithsejtë 19 mijë e 703 vota.

Keq me vota ka dalë edhe Slavko Simic, duke u renditur i fundit.

Tabela e plotë e Listës Serbe:

loading…