Smerald

Në Zambia është gjetur smerald gjigant

Në pjesën qendrore të Zambias, është gjetur një smerald i peshuar 1 kilogram e 100 gramë, ndërsa është 5.655 karatë.

Sipas lajmit të LiveScience, në një minë 75 për qind e së cilës është në posedim të kompanisë britanike, Gemfields, në pjesën qendrore të Zambias, është gjetur një smerald i peshuar 1 kilogram e 100 gramë, ndërsa është 5.655 karatë.

Gemfield njoftoi se guri i çmuar do të nxirret në ankand këtë muaj në Singapor, ndërsa 10 për qind të të ardhurave që do fitohen nga shitja, do të shpërndahen mes 2 organizatë lokale që punojnë për mbrojtjen e luanëve.

Guri i çmuar që është quajtur Inkalmu pas shitjes pritet të ndahet në qindra pjesë. Në vitin 2010 në të në Kagem ishte nxjerrë smerald prej 6.225 karatë.

Smeraldi më i madh i papërpunuar në botë, Bahia, ishte gjetur në vitin 2001 në Brazil. Guri me peshë prej 360 kilogramë, theksohet se është në vlerë prej 400 milionë dollarë.