Në xhaminë ”Mati 1” në Prishtinë u dhuruan 61 doza gjak

Të premten e kaluar, më 20.09.2019, një nga xhamitë kryesore të kryeqytetit, ”Mati 1”, pas faljes së namazit të xhumasë, nën udhëheqjen e imamit Fadil Musliu dhe menaxhimin profesional të procesit nga stafi i Transfuzionit të Gjakut nga QKUK, organizoi një aksion vullnetar për dhurimin e gjakut, me ç’rast u dhuruan gjithsej 61 doza të gjakut.

Ky aksion si shumë aksione tjera tregon që xhamia luan një rol të rëndësishëm në organizimin e aktiviteteve humane dhe se dimenzioni human dhe social nuk është vetëm pjesë retorike por edhe praktike e besimtarëve.

Madje motoja dhe motivimi për shpëtimin e jetës së njeriut përbën një nga themelet e besimit islam. E kjo duhet të shërbejë si nxitje që edhe komunitetet dhe institucionet tjera të organizojnë aksione të tilla, ashtu që të plotësojnë sado pak nevojat e spitaleve të QKUK-së për gjak. /Ballkani.info/

loading…