Ankesat e konsumatorëve për marketet dhe bizneset të cilat operojnë në Kosovë, nuk kanë të ndalur.

Para disa ditësh, Ballkani.info ka raportuar për ekspozimin e produkteve të Serbisë si produkte vendore në një market në Prishtinë, i cili më pas ishte dënuar nga Inspektorati i Tregut nga Ministria e Tregtisë dhe Infrastrukturës.

Ndërsa ditën e sotme, një qytetar është ankuar për shitjen e produkteve qumshtore të prishura.

Bëhet fjalë për produktin e djathit ‘Salakis’ nga kompania President, të cilin klienti e ka blerë në njërin market të Viva Fresh në lagjen Mat në Prishtinë.

Në fotot e dërguara në redaksinë e Ballkani.info, shihet produkti i prishur si dhe fatura e ditës së djeshme. /Ballkani.info