Në Viti e sulmojnë policin duke e goditur me kamion

Policia e Kosovës ka raportuar se një zyrtar policor ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që është goditur me kamion në pjesën e pasme.

Zyrtari policor ka qenë në përpjekjë për ta ndaluar një të dyshuar i cili me kamion me targa vendore i ka rrezikuar zyrtarët policorë, përcjell Ballkani.info

I dyshuari është kërkuar nga Policia po nuk është gjetur në shtëpinë e tij, pasi që është arratisur.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:00

Raporti i Policor:

Viti 27.08.2019-16:00. Është raportuar se një zyrtar policor ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Lëndimi ka ardhur pasi që derisa zyrtari policor ka qenë në përpjekje për ta ndaluar një të dyshuar mashkull K/Shqiptar i cili me kamionin e tij me targa vendore i ka rrezikuar zyrtarët policorë, me ç’rast i njëjti është goditur me pjesën e pasme të kamionit.

I dyshuari është kërkuar në shtëpinë e tij por nuk është hasur pasi që i njëjti gjendet në arrati.

loading…