Në Viti çertifikohen pjesëmarrësit e trajnimit në kuadër të projektit “One For All”

Projekti “One For All” sot përfundoi një nga trajnimet e parapara në Komunën e Vitisë me masën e trajnimit “Soft Skills (Aftësitë e Buta)”, ku u çertifikuan pjesëmarrësit nga kjo komunë të cilët përfituan nga modulet e parapara nga programi i trajnimit me trajnerin Besmir Ahmeti.

Projekti i implementuar nga Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe Qendra Rinore e Ferizajt dhe me mbështetjen e Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ Programi YES (Rinia, Punësimi dhe Aftësimi Profesional), partneret lokal të projektit është Komuna e Vitisë, Drejtoria për Kultur, Rini dhe Sport dhe KVRL Viti.

Të rinjëve të Vitisë ju mundësua një trajnim mjaft i dobishëm që do t’i aftësojë ata që të kenë çasje më të lehtë për tregun e punës.

Kenan Gashi, drejtor ekzekutive i AVONET-it thekesoj se ky trajnim po ju jep të rinjve mundësi të marrin njohuri që të pregatiten për tregun e punës, që sot këta të rinj po çertifikohen.