Blerim Shala, këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në emisionin “Pressing”, se Serbia është duke kaluar në gjendje të rëndë. Ai ka thënë se në Serbi viteve të ardhshme mund të ketë trazira të armatosura.
Shala në televizionin T7, ka treguar se politikanet në Serbi cdo herë e më shumë po e humbin besimin e qytetarëve.
Këshilltari i Thaçit madje thotë se në Serbia shpejt mund të ketë edhe trazira të armatosura, pasi sipas tij atje popullata është lodhur.
Shala thotë se Serbia për herë të parë është e interesuar që të ketë marrëveshje me Kosovën.
“Serbisë i duhet një marrëveshje me Kosovën. Ata ma marrëveshje me neve nuk mund të ecin drejt BE. Pra Serbia për herë të parë ka interes që të këtë marrëveshje me ne”, ka thënë Shala.







