Në Veri të Mitrovicës ngritet skulptura në përkujtim të dy serbëve të vrarë nga NATO dhe vëllait të tyre që vdiq nga mërzia

Një pllakë e re përkujtimore kushtuar tre vëllezërve Miliq është shfaqur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë.

Për nder të binjakëve Boban dhe Srđan, të cilët vdiqën në vitin 1999 gjatë bombardimeve të NATO-s, si dhe vëllait të tyre Goran, i cili vdiq nga pikëllimi në përvjetorin e vdekjes së tyre, tani në sheshin është ngritur skulptura me emrin “Bozhure Kosovare”.

Pllaka e parë përkujtimore e vëllezërve Miliq është vendosur pas luftës pranë urës kryesore dhe shatërvanit të famshëm të qytetit.

Monumenti ndodhej aty deri në shtator të vitit 2016, kur u hoq për shkak të punimeve të rikonstruksionit të rrugës në këtë shesh.

Siç njoftoi në atë kohë Zyra për Kosovë dhe Metohi, skulptura u transferua në marrëveshje me familjen e tij.

Pas pak më shumë se gjashtë vitesh, sot në mëngjes është shfaqur një pllakë e re përkujtimore, afër vendit ku është vendosur për herë të parë, por tashmë e kompletuar me skulpturën – “Bozhure Kosovare”, e vendosur në vendin ku dikur ishte shatërvani i qytetit.

Skulptura ‘Bozhure Kosovare’ është ngritur për nder të vëllezërve Miliq – heronjve serbë që dhanë jetën për mbrojtjen e atdheut të tyre”, shkruhet në monument.