Në veri mungon vaji, kripa e sheqeri, fillon inskenimi i krizës humanitare

Banorët e katër komunave në veri të Kosovës gjenden një hap prej katastrofës humanitare sepse nëpër shitore mungojnë artikujt themelorë”, vazhdon “Politika”.

Gazeta pretendon se rreth 400 tregtarë privatë, pronarë të shitoreve me artikuj ushqimorë, po planifikojnë t’i mbyllin objektet e tyre, sepse raftet i kanë të zbrazëta, dhe tashmë disa ditë nuk iu vjen qumështi dhe prodhimet e qumështit, si dhe vaji, sheqeri dhe kripa.

Kryetari i Shoqatës së afaristëve në veri të Kosovës Radosh Petroviq ka thënë për “Politikën” se “rezervat e miellit janë shpenzuar, kështu që deri të enjten nëpër rafte nuk do të ketë as bukë”.

Gazeta shkruan se në veri të Kosovës është vërejtur kontroll i shtuar i shërbimeve të inspektimit, të cilët janë në sistemin kosovar.

Para tri ditësh kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se Beogradi po planifikon tërheqjen e mallrave në mënyrë të shkaktojë katastrofë humanitare.