Presidenti Hashim Thaçi, deri më tani është duke e “marrë në pyetje” Komisionin, e jo Komisioni atë.
Presidenti fillimisht kërkoi të verifikohet prezenca e të pranishmëve, duke kërkuar qe deputetët të prezantohen me emra dhe mbiemra.
Tani po kërkon që të dijë se kush është eksperti që e ka hartuar draft-raportin.
Presidenti është duke refuzuar të vazhdojë mbledhja me intervistimin e tij pa e pranuar këtë përgjigje.
Këtë, po thotë se ia garanton pozita e tij e presidentit, si dhe pozita e komandantit Suprem të FSK-së.








