Në rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është mbajtur ceremonia e certifikimit të praktikantëve, të cilët kanë përfunduar me sukses programin e punës praktike në administratën e UP-së, si dhe grupit të studentëve vullnetarë.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, i ka përgëzuar studentët e pranishëm për punën dhe suksesin e treguar dhe ka theksuar rëndësinë e punës vullnetare, të cilën ai e konsideroi vlerë të jashtëzakonshme për individin.

“Në këtë ceremoni morën pjesë 61 praktikantë, të cilët e kryen praktikën profesionale në periudhën korrik–shtator 2018. 81 praktikantë të cilët e përfunduan praktikën profesionale në periudhën tetor-dhjetor 2018, si dhe 13 vullnetarë, të cilët shërbyen gjatë periudhës tetor- dhjetor në aktivitetet e organizuara nga UP”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të UP-së në Facebook.

https://www.facebook.com/UniversitetiPrishtines/posts/2131964993529486