LAJMI I FUNDIT

Në Tërdevc të Drenasit zbulohet pllaka në shtëpinë-spital të UÇK-së, merr pjesë edhe mjeku Fadil Beka

Në fshatin Tërdevc të Drenasit sot është zbuluar pllaka e spitalit ushtarak të UÇK-së.

Në këtë fshat, shumë ushtarë të UÇK-së e kanë marrë ndihmën e parë, derisa në ballë të tij ishte mjeku dhe luftëtari i njohur Fadil Beka.

Në shtëpinë e cila ishte impovizuar si spital gjatë luftës, mjeku Fadil Beka dhe shumë ish ushtarë të UÇK-së, sot zbuluan pllakën përkujtimore. /Ballkani.info/