Në Spitalin e Pejës po trajtohen 80 pacientë me koronavirus, 12 nga ta janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajoethn 80 pacientë me koronavirus.

47 nga këta pacientë janë në oksigjenoterapi, 12 në gjendje të rëndë.

Një pacient pozitiv me koronavirus u shërua gjatë 24 orëve të fundit.

Njoftimi i plotë:

80 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 47 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 1 pacientë është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 522 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 52 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
13 lindje kanë qenë gjatë gjatë kësaj periudhe në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 10 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 13 foshnje, 9 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.
477 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 6,5211
analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.